Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Vjen reagimi i parë i Kosovës për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Poloninë

Gazeta10
09 November 2022 - 13:27

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, para pak minutash ka mirëpritur vendimin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Poloninë. Duke u bërë kështu edhe reagimi i parë nga Institucionet e Republikës së Kosovës, për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje.

E para e Kosovës, përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Twitter, ka thënë se me një marrëveshje të tillë është hapë një nivel i ri i bashkëpunimit në mes të dy vendeve, transmeton Gazeta10.

Kujtojmë se lajmin për këtë marrëveshje e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të Polonisë, për të cilën raportoi mëngjesin e sotëm Gazeta10./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.