Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pas 14 vjetësh, Polonia vendosë marrëdhënie diplomatike me Kosovën, MPJD ende pa info

Gazeta10
09 November 2022 - 11:11

Qeveria e Republikës së Polonisë, dje më 8 nëntor ka lidhur marrëveshje me Qeverinë e Republikës së Kosovës për vendosjen e marrëdhënieve konsullore. 

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të Polonisë, teksa për këtë marrëveshje ende nuk ka ndonjë lajm nga MPJD në Kosovë, transmeton Gazeta10. 

Bëhet e ditur se përmes kësaj marrëveshje, qytetarëve polakë do t’u mundësohet të kenë një nivel optimal të mbrojtjes konsullore në Republikën e Kosovës.

“Marrëveshja zbaton Rezolutën nr. 184/2022 të Këshillit të Ministrave të datës 5 shtator 2022 për vendosjen e marrëdhënieve konsullore ndërmjet Republikës së Polonisë dhe Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë. 

Më tej, thuhet se Polonia vazhdon t’i mbështesë të gjitha integrimet evropiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të jap kontributin e saj në sigurimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

Për vendosjen e këtyre marrëdhenieve diplomatike mes dy shteteve, MPJD nuk ka njoftuar në asnjërën nga platformat e saj në rrjetet sociale, apo ueb faqe./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.