
Osmani ka deklaruar se çdo arritje e madhe ka filluar si një ëndërr që dikush pati guximin ta besojë.
“Dhe pikërisht këtu qëndron fuqia jonë. Ne jemi këtu jo sepse rruga ka qenë e lehtë, por sepse gratë shqiptare nuk janë dorëzuar kurrë. Prandaj, le të jetë e qartë: askush nuk mund ta ndalë një popull që ecën përpara me fuqinë e grave të tij”, ka deklaruar ajo.