Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vjosa Osmanit i bëhen veturat për servisim, bën gati 35 mijë euro për mjeshtër

Gazeta10
03 March 2023 - 14:36

Presidenca e Kosovës ka shpallur një tender në vlerë 35 mijë euro për mirëmbajte dhe servisim të veturave. Sipas dosjes së tenderit, gjashtë vetura të ndryshme do të dërgohen te mjeshtri.

Gjashtë vetura të Presidencës së Kosovës janë bërë për mjeshtër.

Për servisimin dhe mirëmbajtjen e tyre është shpallur edhe një tender nga zyra e Vjosa Osmanit.

Për këtë punë janë paraparë të shpenzohen 35 mijë euro.

“Vlera e parashikuar e kontratës: 35,000.00. Kohëzgjatja e kontratës publike kornizë: në muaj 36. Servisimi dhe mirëmbajtja e automjeteve zyrtare 6 vetura. Afati i fundit për pranim të tenderëve 21.03.2023”, thuhet në njoftimin e shpallur, përcjell Demokracia.com.

Në dosjen e tenderit është treguar se në servisim do të dërgohen vetura të llojeve të ndryshme.

“Toyota Landcruiser 2005 (3.0 CC, 1Z-003-01. Toyota landcruiser 2005 (3.0 CC) 1Z-012-01. Toyota Prado 2004 (3.0 CC) 1Z-105-01. VË Multivan 2005 2.5 CC), 1Z-016-01. Toyota Landcruiser (Armoured) 2009 (4.5 CC), 1Z-122-01. Toyota Landcruiser Armoured) 2008 (4.5 CC), 1Z-121-01”.

Presidenca ka treguar se cilat kushte duhet t’i plotësojë kompania që do të marrë tenderin për servisim të veturave.

“Automekanikë – minimum 3 persona. Autoelektricist – minimum 1. Llamarinist-minimum 1. Personel tjetër ndihmës për shërbimet tjera- minimum 2. Stafi (personeli) i kërkuar duhet të ketë përvojë pune të njëjtë së paku 3 vjet. Operatorët Ekonomik duhet t’i kenë në dispozicion pajisjet a).Vinça hidraulik për ngritjen e automjeteve – minimum dy (2) vinça. Automjet për bartjen (tërheqjen e automjeteve ne rast defekti në rrugë) – minimum 1 (një) copë”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.