Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vlora Çitaku e quan skandaloze letrën e ministres Gërvalla

Gazeta10
16 Maj 2024 - 15:03

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka quajtur skandaloze letrën e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, drejtuar Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Çitaku, në Facebook, ka shkruar se letra e kryediplomates kosovare është skandaloze në përmbajtje, formë dhe mesazhi të saj.

“Skandaloze letra e Ministres së Punëve të Jashtme. Skandaloze në përmbajtje, skandaloze në formë. Skandaloze në mesazhin që përçon tek aleatë”.

“Diplomacia nuk është lojë fëmijësh”, shkruan Çitaku.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.