
Koordinatorja e departamentit për Punë të Jashtme në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Vlora Çitaku do ta përfaqësoj këtë subjekt politik në tryezën e organizuar nga Ambasada amerikane në Prishtinë rreth statutit të Asocacionit.
Ka mësuar kështu Kanal10 nga burime të veta.
Kjo pasi, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi do të udhëtoj për në Washington në ritualin tradicional Lutja e Mëngjesit ku do të marrin pjesë shumë personalitete të larta politike e biznesore nga mbarë bota.
Ndryshe, tryeza e organizauar nga Ambasada amerikane në Prishtinë pritet t’i bëjë bashkë subjektet politike në vend, diplomat dhe përfaqësues të shoqërisë civile për të diskutuar për statutin e Asocacionit më 31 janar. /Gazeta10