Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Von Cramon: Ndaj frustrimin me të gjithë kosovarët që vuajnë nga padrejtësia për vizat

Gazeta10
11 Tetor 2022 - 22:49

Viola von Cramon – raportuesja për Kosovën e Parlamentit Evropian, ka thënë se është padrejtësi e madhe që qytetarët e Kosovës ende nuk mund të udhëtojnë lirshëm në Evropë.

Von Cramon, duke iu përgjigjur një qytetarjeje të Kosovës në Twitter, ka thënë se ani pse Kosova ka përmbushur kriteret, vazhdon të mos ketë liberalizim të vizave.

“Komisioni Evropian nuk ka ndryshuar mendje që nga atëherë. Po ashtu edhe Parlamenti Evropian. Por shtetet individuale anëtare ende po e bllokojnë procesin. Ndonëse Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret që nga maji i vitit 2018, Këshilli Evropian nuk ka dhënë ende dritën e gjelbër për liberalizim të vizave. E ndaj frustrimin tuaj dhe gjithë kosovarëve që vuajnë nën këtë padrejtësi”, ka shkruar ajo./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.