Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Von Der Leyen për Osmanin: Po punon shumë për të ardhmen evropiane, zgjerimi do të mbetet prioritet i imi

Gazeta10
26 October 2024 - 11:13

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, është duke zhvilluar takimin e saj me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Von Der Leyen në një postim të bërë para pak minutash në “X”, ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po bën punë të madhe për të ardhmen evropiane të Kosovës.

“Zgjerimi do të mbetet një top prioritet për mua. Jam e përkushtuar për një të ardhme ku të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e BE-së”, ka shkruar Von Der Leyen

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.