
Një përplasje e ashpër ka ndodhur në “Politiko” lidhur me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Edona Llaloshi e cila arriti të sigurojë vota dhe të hyjë në Kuvendin e Kosovës.
Blerim Gashi ka thënë se Edona Llalloshi është befasi e këtyre zgjedhjeve, por që është shprehur skeptik për kauzën që ajo mund të përfaqësojë.
“Edona çfarë kauze ka?”, ka pyetur Gashi.
Por befasi për renditjen e saj në listën fituese nuk ka pasur gazetari, Kosovë Gjoci.
“S’është e paprishtme te Edona sepse edhe Adrianen e ke pak a shumë aty”, ka thënë Gjoci.
“Ardiana dhe Edona janë dy karaktere të ndryshme. Kjo ka knu në Rinora 4, e ajo është aktore”, ka thënë Gashi.
“Është menoj që është njëjtë si Adriana”, ka thënë Gjoci.
Ndaj këtyre opinioneve ka reaguar Shqipe Pantina, e cila ka thënë se Edona Llaloshi e ka një kauzë politike.
“Edona ka fol shumë për dhunën në familje. Edona ka fol për çështje politike. Me sa e di ka qenë edhe vetë viktimë, kështu që ka pasë një kauzë politike”, ka thënë Pantina. /Gazeta10/