
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Isak Neziri, ka thënë se vota e PDK-së i duhet Kosovës por edhe liderëve në Hagë.
Ai ka thënë se duhet të merren iniciativa konkrete nga Parlamenti që t’i kemi ata burra në mesin tonë.
Neziri në emisionin “Politiko” ka thënë se nuk ka kuptim që Kosova të festojë kur i ka themeluesit e UÇK-së në Hagë, ku po gjykohen padrejtësisht.
“Kësaj here e ka kuptuar edhe qytetari që nuk është votë vetëm për Partinë Demokratike, por është votë edhe për Kosovën edhe për liderët tanë në Hagë”, ka thënë Neziri. /Gazeta10/