Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘Votat e diasporës u manipuluan nga LDK-ja’ – Gashi flet me plotë bindje, Matoshi i reagon ashpër

Gazeta10
25 March 2025 - 21:21

Komentatori politik, Blerim Gashi ka komentuar në “Politiko” me Kushtrim Sadikun postimin e deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami ku flet për manipulime me votat e diasporës.

Ai tha se këto vota të diasporas janë manipuluar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, raporton Gazeta10.

“Për votat e diasporës zonja Bajrami ka rrejtë, sepse këto vota janë manipuluar nga LDK-ja pikërisht nga Hymete Bajrami”, tha ai në Kanal10.

Derisa me këtë deklaratë nuk është pajtuar analisti Halil Matoshi.

Ai tha se këto votat janë manipuluar nga të dy partitë.

“Votat e diasporës i kanë vjedh të dyja palët, njëra palë ka vjedhur në ambasadë ndërsa tjetra me postë, a bohemi fer kështu”, tha ai në Kanal10.

Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.