Politiko

“Votuesit janë zhgënjyer”, Pantina për Qeverinë Kurti: Policët një kohë kanë mbetur edhe pa çizme

Gazeta10
18 Janar 2025 - 21:24

Komentatorja politike, Shqipe Pantina ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka bërë reforma në arsim dhe në ndonjë fushë tjetër.

Sipas Pantinës, Lëvizja Vetëvendosja i ka zhgënjyer votuesit.

“A nuk e kanë përmirësu cilësinë, s’e kanë përmirësu. Një reformë të fillume, kjo ministrja aktuale e ka ndalu. Është fymja mënyra qysh e trajton votuesin.

Tutje, ajo ka thënë se VV nuk ua ka përmirësuar jetën qytetarëve.

Teksa ka përmendur kategoritë e ndryshme në shoqëri, Pantina ka thënë se policët nuk kanë arsye të votojnë VV-në, ngaqë siç tha ajo, ata ka pasur raste kur kanë mbetur edhe pa çizme.

“Pse do të duhej sot një mësimdhënës me votu prapë VV, kur nuk ka bashkëpunu me ta. Tregomni pse duhet një polic me votu VV-në, kur nuk jau ka bo sigurimet shëndetësore, as nuk  jau ka ngritë pagat. Ni kohë kanë qenë edhe pa çizme”, ka thënë Pantina. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.