Gazeta10

Vrasja e 18-vjeçarit, deputetët kërkojnë t’i kushtohet vëmendje shëndetit mendor të fëmijëve e adoleshentëve në shkolla

Anëtarët e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale kanë kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të merren me promovimin e shëndetit mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve në shkolla, pas rastit të 18-vjeçarit, Lulzim Fejzullahu nga Podujeva, i cili ditë më parë u godit me veturë nga persona të dyshuar dhe më pas e rrah për vdekje me shufra metalike.

Kryetarja e këtij Komisioni, Fatmire Kollçaku, tha se propozon që si Komision të organizojnë një tryezë të përbashkët me ministritë përgjegjëse, ku do të diskutohen për aspektin e shëndetit mendor dhe sa është numri i psikologëve në shkolla.

Ajo tha se ngjarja e fundit duhet ta shqetësojë të gjithë shoqërinë dhe deputetët.

“Shpreh ngushëllime për familjen e Lulzimit që humbi jetën padrejtësisht nga bashkëmoshatarë nga një sulm i paparë. Për neve është shumë brengosëse, sepse ka ndodhur mes të rinjve tanë, gjë që ne nuk do të donim të shohim kurrë diçka të tillë. Unë mendoj që ne si Komision ta propozojmë një tryezë të përbashkët me ministrat e Drejtësisë dhe të Arsimit, bashkërisht ta organizojmë dhe ta diskutojmë duke meqenëse ne e mbulojmë pjesën e mirëqenies dhe për punë sociale, aspektin e shëndetit mendor, prezenca e psikologëve, sa është numri i tyre, kjo kërkon një shqetësim të gjithë shoqërisë dhe neve si deputet”, tha ajo.

Deputeti i VV-së, Burim Meta, tha se viti ka filluar me pamje makabre, sipas tij, nga ky rast shihet që të rinjtë kanë probleme të theksuara me shëndetin mendor.

“Po fillojmë ketë vit me pamje makabre që po ndodhin në shtetin tonë nga akte kriminale të cilat po ndodhin në shtetin tonë. Akoma me e dhimbshme që po ndodhin tek adoleshentet tanë. Po të shohësh këto pamje tronditëse vërejmë që kemi probleme të theksuara me shëndetin mendor”, tha ai.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se ku rast nuk duhet të heshtet por duhet që të ngrihet zëri më fuqishëm dhe të kërkohet përgjegjësi nga institucionet për raste të tilla.

“Mendoj që nuk është e tepërt vetëm të përsëritet sepse rastet e tillë janë shqetësim.  Mendoj që nuk duhet të heshtet duhet të jetë zëri me i fuqishëm për të gjitha nivelet përgjithësisë si institucionale duke filluar nga edukimi prindëror deri te përgjithësia që ka të bëjë me sundimin e rendit te ligjit”, tha ai.

Deputeti i VV-së, Haxhi Avdyli, tha se ka ardhur koha që duhet të merren hapa konkretë sa i përket kësaj çështjeje. Sipas tij, duhet të punohet që këto fenomene të parandalohen duke filluar nga institucionet arsimore.

“Nuk është hera e parë që ka ndodhur, edhe viteve të kaluara dhe e kemi kaluar duke reaguar dikush nëpër rrjete sociale, dikush duke shkruar ndonjë rresht, por ka ardhur koha që të merren hapa më konkretë në këtë drejtim. Pse jo të nisemi nga ky Komision se detyre e këtij komisioni është edhe të hartojë ligje. Ne duhet të hyjmë në thelb të çështjeve, të merremi me parandalimin e këtyre fenomeve dhe ka mundësi që këto fenomene të parandalohen, duke filluar nga puna më e madhe në institucione të arsimit. Mund të bëjmë ndonjë shtysë ose presion të këtij sektori që shkolla të luajë rol më të madh, po ashtu edhe ne kuptimin edukimit dhe kontrollit të madh”, tha Avdyli.

NË FOKUS

image-78
Ndahet nga jeta gazetari dhe aktori kosovar
LAJMI-I-FUNDIT
Pamje shokuese teksa një burrë e rrah brutalisht një grua në Prizren
mirlind
Federata e Maqedonisë së Veriut reagon ndaj Mirlind Dakut: Kërko falje publike
cikloni
Cikloni në Itali, stuhitë afrohen në Ballkan dhe pastaj edhe në Kosovë
mjek-730x440-1-600x360-1
Vdes mjeku i njohur
komisiojii
​“Në villën e Radojiçiqit keni pi raki”/ “O zemlak, shefin ta kanë gjete në kipek me BIA-në” – Eskalon debati në Komision
5756utyty-1
E bëri shqiponjën para serbëve, UEFA e përjashton gazetarin kosovar
bes
Mes spekulimeve për ndarje, Bes Kallaku bën postimin që emocionoi të gjithë