
Ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e 89 vjeçarit në Bibaj të Ferizajt.
Ndërkaq epilogu i kësaj seance do të bëhet i ditur më vonë.
Prokuroria Themelore e Ferizajt, dje ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për dy të dyshuarit, F.R dhe J.M.
Po ashtu, organi i akuzës ka dhënë detaje lidhur me rastin.
Prokuroria, njoftoi se ekziston dyshimi se më 16 gusht të këtij viti, në rrugën “Engjëll Zefi”, i pandehuri F.R., “për motive të ulëta, me dashje që ta privojë nga jeta”.
“I pandehuri F.R., për motive të ulëta me dashje që ta privojnë nga jeta sapo vërejnë të ndjerin se hynë në parkingun e lartcekur, të pandehurit secili me automjete të veta ndalën në vendin e ngjarjes, ku i pandehuri J.M., në dorë ka mbajtur në mjet të fortë (teshlicë) dhe është vërsulur në drejtim të ndjerit, kurse i pandehuri F.R., me armën zyrtare automatike ka shtënë disa herë në të ndjerin S.S., dhe me atë rast ka vënë në rrezik edhe personat tjerë të cilët kanë qenë së bashku me të ndjerin”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.