Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vrasja e Arlindës: Prokuroria Speciale po shqyrton dyshimet për policët, prokurorët dhe gjyqtarët

Gazeta10
04 November 2026 - 14:25

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Dren Paca, ka konfirmuar se ky institucion ka pranuar dosjen që lidhet me dyshimet për mosveprime dhe neglizhencë të mundshme nga zyrtarë policorë, prokurorë dhe gjyqtarë në rastin e Arlinda Zekajt.

Paca ka bërë të ditur se dosja është pranuar për shqyrtim dhe se Prokuroria Speciale do të trajtojë përgjegjësinë eventuale të zyrtarëve të përfshirë.

“Mund ta konfirmoj që Prokuroria Speciale para rreth tri ditësh ka pranuar në shqyrtim dosjen nën dyshimet sa i përket zyrtarëve policorë, prokurorëve dhe gjyqtarëve që eventualisht mund të jenë të dyshuar për shkak të mosveprimeve të tyre, që ka ardhur deri te neglizhenca”, deklaroi Paca.

Ndërkaq, ai bëri të ditur se pjesa tjetër e rastit është duke u trajtuar nga Prokuroria Themelore.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.