
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot pritet të mbahet seanca e shqyrtimit kryesor në rastin e vrasjes së Diana Kastratit.
Seanca është paraparë të nisë në orën 09:30 dhe do të zhvillohet në mungesë të të akuzuarit.
Rasti i vrasjes së Diana Kastratit rikthehet kështu në shqyrtim gjyqësor, ndërsa procedura do të zhvillohet pa praninë fizike të personit të akuzuar.