Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vrasja e Martin Canit, Apeli shtyn vendimin për adoleshentin e shpallur fajtor

Gazeta10
03 June 2026 - 14:59

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Shqipëri nuk mundi të shpallë sot vendimin ndaj Mario Përlleshajt, të miturit të fajësuar nga shkalla e parë për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.

Seanca e parashikuar u shty për shkak të mungesës së një prej anëtarëve të treshes gjykuese.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Tiranës e dënoi me 16 vite burg, 14-vjeçarin Mario Përlleshaj, pasi e shpalli fajtor për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Martin Cani, raporton A2.

Ngjarja tragjike ndodhi më 18 nëntor 2024, në Tiranë, rreth 200 metra larg shkollës “Fan Noli”.

Konflikti mes dy adoleshentëve kishte nisur tri ditë para ngjarjes, brenda ambienteve të shkollës për motive të dobëta. Edhe pse në dukje ishte shuar, konflikti u rindez sërish brenda shkollës.

Të dy të miturit u përplasën në tualetet e shkollës gjatë paradites kur ndodhi ngjarja dhe debatuan ashpër, por u ndanë nga roja i sigurisë.

Pas mësimit, të shoqëruar nga miqtë e tyre, ata u takuan pranë shkollës, ku konflikti u përshkallëzua në një përleshje fizike, duke përfunduar me vrasjen e Martinit dhe plagosjen e Luis Meçes.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.