
Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë nga rasti që tronditi të premten vendin, ku dyshohet se pas një mosmarrëveshje nipi ka vrarë axhën e tij në Kijevë të Malishevës.
Në raportin e policisë thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, kurse i dyshuari është arrestuar menjëherë.
Policia ka bërë të ditur se gjatë bastisjes, nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë dhe një pushkë gjuetie. /Gazeta10/