Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vrasja e turistit në Ksamil, reagon qeveria portugeze: Informacionet i kemi marrë nga mediat, nuk kemi ende njoftim zyrtar

Gazeta10
19 August 2026 - 20:35

Qeveria portugeze ka reaguar pas vrasjes së turistit 20-vjeçar në Ksamil.

Sipas mediave vendase, qeveria shprehet se po monitoron rastin e vrasjes së turistit portugez në Shqipëri.

Raquel Trindade, nga zyra e Ministrit të Punëve të Jashtme, thotë se nuk ka informacion zyrtar për atë që ka ndodhur dhe as informacion për hetimet.

“Ministria e Punëve të Jashtme po ndjek rastin e këtij shtetasi portugez që vdiq në Shqipëri dhe, nëpërmjet ambasadës së saj në Romë dhe gjithashtu konsullatës së nderit në Tiranë, po bashkëpunojmë me autoritetet lokale”, komentoi zyrtarja, e cila konfirmoi për Renascença se, “për momentin”, ende nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur.

“Ne e dimë nga shtypi lokal se ka pasur arrestime, por për momentin nuk kemi ende informacion përmes rrjetit tonë”, shton Raquel Trindade, e cila siguron se Ministria e Punëve të Jashtme “do të vazhdojë të monitorojë atë që është e nevojshme, si me autoritetet lokale ashtu edhe me familjet”./ Top Channel

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.