Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vrasja në Gllogjan, eksperti: Gëzhojat e gjetura në vendngjarje, të llojit të automatikut që shihet në video të njërit të akuzuar

Gazeta10
02 July 2024 - 10:08

Eksperti balistikës Lutfi Raci, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuzuarve Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj, tha se gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes janë të armës-pushkës automatike ASH-78, e cila shihet edhe në video-incizimin e të akuzuarit Kreshnik Mehmetaj.

Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj po akuzohen se më 26 nëntor 2021, të shtyrë nga hakmarrja e paskurpullt, privojnë nga jeta tre persona, dy prej tyre fëmijë.

Sipas ekspertit Raci, konstatimet që në kanë arritur nga ekspertiza, kanë qenë se tri gëzhojat kishin qenë të shkrepura prej një arme të vetme.

Në bazë të karakteristikave klasore, ai tha se ato kanë qenë të shprepura nga një pushkë automatike e llojit ASH-78 e prodhuar në Shqipëri, e cila është një variant i pushkës automatike AH-47./BetimiperDrejtesi

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.