Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vrasja në Podujevë, i dyshuari kryesor ende s’është identifikuar nga Policia

Gazeta10
13 September 2023 - 12:38

I mitur që dyshohet se ka kryer vrasjen e para tri ditëve në Podujevë ende nuk është identifikuar nga Policia e Kosovës, teksa një person është arrestuar tashmë për vrasje në bashkëkryerje.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci konfirmoi për Gazeta10, se i dyshuari kryesore ende nuk është identifikuar.

Ai dyshohet se është një 15 vjeçar.

Valmir Breznica, 34-vjeçar mbeti i vrarë të hënën në Podujevë. Sipas dëshmitarëve, ai u privua nga jeta në sy të djalit të tij 4-vjeçar, teksa i mbeti e plagosur gruaja. Dyshimet e para janë se vrasja u krye në bashkëkryerje. Dorasi dyshohet të jetë një i mitur, teksa një person tjetër është arrestuar tashmë nga policia e Kosovës.

Arsim Syla, nga fshati Gllamnik është vënë në pranga të Policisë, teksa gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me katër karikatorë dhe gjashtëdhjetë e dy (62) fishekë, një pushkë gjuetie me dylbi, njëzet fishekë (20), dy antiplumba dhe një veturë me targa të huaja.

Po ashtu lidhur me rastin njësitë policore të shoqëruara nga prokurori kujdestar gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të  personit të arrestuar kanë gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë me katër karikatorë dhe gjashtëdhjetë e dy (62) fishekë, një pushkë gjuetie me dylbi, njëzet fishekë (20), dy antiplumba dhe një veturë me targa të huaja. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, i arrestuari është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër ndodhet në arrati. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën procedurë hetimore.”, thuhet në njoftimin që ka lëshuar Policia.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve për të zbardhur rrethanat e rastit tragjik.

Pas kësaj ngjarje të rëndë ka folur edhe axha i “Dhisë” Mehmet Breznica, i cili u shpreh se do t’i studiojnë të gjitha rrethanat se si erdhi deri tek kjo situatë.

Teksa mes dhembjes, ai paralajmëroi edhe hapat e mëtejmë përmes dokeve të Kanunit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.