Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë që thuhet se ka ndodhur të dielën në Deçan, ku dy presona janë përleshur mes vete.
Të dy personat, sipas Policisë, janë arrestuar dhe njëri prej është dërguar në mbajtje e tjetri është liruar në procedurë të rregullt.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete. Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.