Gazeta10

Vritet 23-vjeçari shqiptar në Athinë, vëllai i tij u ekzekutua 4 vite më parë në Gjermani

Një 23 vjeçar shqipar është vrarë në Athinë të Greqisë, mëngjesin e së hënës, dyshohet për pazare të prishura droge.

Autoritetet greke janë në kërkim të arsyeve të ekzekutimit të viktimës Koço Myftari, nga fshati Rusan i Delvinës.

Sipas policisë, në orën 05:30 të mëngjesit 23 vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Athinës “Evangjelizmos”, me plagë të rënda të shkaktuara nga mjet prerës, dyshohet thikë.

Policia dyshohet se kanë ndaluar dy personat të cilët e transportuan viktimën në spital. Prej hetimeve rezulton se ata kanë thënë emrin e autorit që goditi me thikë viktimën Koço Myftari dhe se kanë deklaruar se sherri nisi për pazare të prishura të drogës mes anëtarëve të organizatës.

Mjekët e futën direkt në sallën e operimit, por nuk mundën ta shpëtonin. Policia po kërkon autorin e dyshuar për deri tani nuk është gjetur.

Çështja komplikohet edhe më tej nga informacioni se një djalë tjetër i familjes Myftari është ekzekutuar në vitin 2019 në Gjermani. Policia po heton shkaqet por edhe nëse ekzekutimet e vëllezërve Myftari kanë lidhje me njëra tjetrën./tch

NË FOKUS

IMG_9162
Ky është 61-vjeçari që u gjet i vdekur në një motel në Ferizaj (Foto)
policia-naten-1-600x347-1
Rast tragjik në autostradën ‘Arbën Xhaferi’: Kjo është e reja që u gjet pa shenja jete
ermal
“Po lajmëroj largimin tim…”, Ermal Fejzullahu habit me postimn e fundit
IMG_9159
Gjendet në Hamburg nga policia gjermane vajza e mërgimtarit kosovar
ajazi
Dy muaj pasi humbi fëmijën, ndërron jetë drejtoresha e Dhomës Ekonomike të gruas
Screenshot 2024-02-15 231958
Të shtënat tek ‘Bregu i Diellit’- Zbulohen se kush janë dy personat që u plagosën dhe të dyshuarit e arrestuar për këtë plagosje
reagimi-Behluli
Burri i Shkurte Fejzës i reagon ashpër Shefqet Krasniqit, e quan atë psikopat
visarii
I dyshuar për vrasjen qe tronditi Norvegjinë - Kush është Visar Avdyli qe u arrestua nga policia e Kosovës?