Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vritet një grua në Pejë, policia jep detaje

Gazeta10
16 April 2024 - 9:24

Zëdhënësi i Policisë së Kosovë për Pejë, Driton Rugova ka konfirmuar për Gazeta10, se një grua është vrarë  mëngjesin e sotëm në Pejë.

Sipas tij, vdekja e saj është konstatuar në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq, i dyshuari që është bashkëshorti i viktimës është arrestuar dhe është dërguar në stacion policor.

“Sot rreth orës 08:15, Policia është informuar se në rrugën Bill Clinton në Pejë, ka ndodhur një rast, Policia menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjës gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilet kanë konstatuar vdekjen e viktimës ( femër), i dyshuari këtij rasti është arrestuar dhe ndodhet ne objektet e Stacionit Policor në Pejë”, ka thënë ai.

Për këtë vrasje janë deklaruar edhe nga Prokuroria Themelore në Pejë.

Zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi ka konfirmuar se rasati ka ndodhur në një banesë në Pejë.

Edhe ai konfirmoi arrestimin e të dyshuarit.

“Kryeprokurorit dhje Prokurori i krimeve të rënda së bashku me të gjitha njësitet policore relevante janë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se bashkëshorti e ka vrarë gruan e tij. I dyshuari është arrestuar dhe i është sekuestruar arma, ndërsa në vendin e ngjarjes janë duke u kryer të gjitha hetimet e nevojshme. Jemi në pritje të ekipit të mjekësisë ligjore për të marrë trupin e pajetë”, ka thënë Nikçi për Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.