Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vuçiq: Amerikanët po e rrisin praninë e tyre ushtarake në Kosovë

Gazeta10
08 October 2022 - 12:30

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka përmendur faktin se 300 ushtarë të rinj amerikanë po vijnë në Kosovë.

Ai tha se amerikanët po e rrisin praninë e tyre ushtarake, teksa shtoi se po bëhet presion i veçantë psikologjik mbi serbët e Kosovës.

“Problemet në Kosovë janë të tilla që kemi provokime nga shqiptarët përmes njësive policore, e më pas një presion i veçantë psikologjik, si më 6 tetor – ardhja e një numri të madh të ushtarëve britanikë në veri, kanë shëtitur dhe filmuar veten”, është shprehur Vuçiq në një konferencë për media, transmeton Gazeta10.

Kujtojmë se presidenti serb gjatë kësaj konference tha se ka marrë një propozim nga Gjermania e Franca ku i është kërkuar që Kosovës t’i lejohet hyrja në çdo organizatë ndërkombëtare./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.