Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vuçiq i pranon dokumentet e Kosovës (Video)

Gazeta10
27 August 2022 - 22:13

Raporti: Arbenita Ilazi

Kur kanë mbetur edhe 5 ditë që nga hyrja në fuqi e dy vendimeve të Qeverisë së Kosovës, për dokumentet e udhëtimit për qytetarët serb, e për targat ilegale, analistë të çështjeve politike nuk po presin tensionim të situastës. Kjo pas deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, se do të pranojnë reciprocitetin, por vetëm me kushtin që i njëjti të mos interpretohej si njohje e pavarësisë së Kosovës. Analistët thonë se në këto qëndrime të presidentit serb, ka luajtur rol presioni i SHBA-së dhe BE-së.

Deklaratat e fundit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq se Serbia do të pranojë dokumentet e Kosovës nga një shtatori, por vetëm me një kusht, që e njëjta të mos interpretohej si njohje e pavarësisë së Kosovës, janë parë si sinjal pozitiv nga njohës të çështjeve politike.

Ata po vlerësojnë se pas këtyre deklaratave të presidentit serb, nuk do të ketë tensione më 1 shtator kur do të hyjnë në fuqi vendimet e Qeverisë së Kosovës për dokumentet e udhëtimit për qytetarët serb, e për targat ilegale.

Ndërsa, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi ka thënë se deklaratat e fundit të Vuçiq tregojnë se Serbia ka filluar ta pranojë sovranitetin e Kosovës.

Sipas tij, në këto qëndrime të presidentit serb, ka luajtur rol presioni i SHBA-së e BE-së.

Vuçic ka thënë të shtunën se qëndrimi i tyre për dokumentet e Kosovës është që lëvizja me to  të lejohet vetëm për arsye praktike, për të mundësuar lirinë e lëvizjes dhe s’mund të interpretohet si njohje e pavarësisë së Kosovës. /Kanal10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.