Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Vuçiq konfirmon takimin me Kurtin në Bruksel, “Fillon në ora 8”

Gazeta10
20 November 2022 - 10:53

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se nesër do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel, transmeton Gazeta10.

Vuçiq tha se takimi mes tij e Kurtit do të nisë në orën 8 të mëngjesit.

“Bisedimet do të fillojnë në mëngjes në orën 8, që do të thotë se ne do të largohemi nga Beogradi në 4, ose 4:30, ose sonte vonë”, tha Vuçiq për TV Prva.

“Unë do të shkoj, jo pse mendoj se mund të bëjmë diçka, por mos t’ju dhënë arsye për të fajësuar Serbinë se nuk deshi të marrë pjesë”, shtoi ai.

Ndërkaq, dje gjatë ditës, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës i tha REL-it se “me gjasë nesër [e diele] do të ketë një takim në Bruksel” mes Kurtit dhe Vuçiqit, por se do ta njoftojnë publikun kur të konfirmohet ky takim./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.