Gazeta10

Vuçiq: Kosova po përgatit likuidimin e popullit tonë nën petkun e luftimit të krimit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Kosova po pregatit likuidimin e serbëve në veri nën petkun e luftimit të krimit, raporton Gazeta10.

Vuçiq e ka ftuar Kosovën që të mos veprojë fare në këtë drejtim.

 “Kosova po përgatit likuidimin e popullit tonë nën petkun e luftimit të krimit, prandaj i paralajmëroi që të mos e bëjnë fare këtë”, raporton Tanjug.

Tutje, ai ka thënë se deklaratat e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për politikat destruktive të Serbisë janë qesharake dhe të rreme.

 “Kjo është disi qesharake, sepse kemi 170 ditë që dëgjojmë gënjeshtra të ngjashme”, ka thënë ai.

Këto deklarata po vijnë pasi Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka akuzuar Serbinë në mediat ndërkombëtare për politika destruktive dhe bashkëpunim me Rusinë, ku edhe ka paralajmëruar një rrezik të lartë për konflikti të ri mes Kosovës dhe Serbisë. / Gazeta10

NË FOKUS

plagosje
Këta janë dy personat e plagosur sonte në Prishtinë
1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
foto
Dalin pamjet e vjedhjes së makinës së kosovarit në Tale të Lezhës në vitin 2020 (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë