Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vuçiq në Open Ballkan: Raportet mes tri vendeve janë në maksimumin e tyre

Gazeta10
02 September 2022 - 11:03

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se marrëdhëniet mes tri vendeve në Ballkanin Perëndimor janë në maskimumin e tyre, raporton Gazeta10.

Vuçiq ka thënë se secilin herë gjërat mund të bëhen më mirë

“Pasuria që kemi arritur deri më tani nuk është e vogël, do të gënjeja po të thosha se jemi përherë të kënaqur me ritmin e progresit, sidomos se çdo herë mund të bëjmë më mirë”, ka thënë Vuçiq.

Ai shtoi se vendet e Ballkanit Perëndimor janë më shumë të lidhura teksa ka thënë se mund të zhvillohen bashkëpunime të suksesshme mes tyre.

“Ne jemi kaq shumë të lidhur dhe kaq kemi shumë nevojë të ndërsjellë për njërin tjetrin, kjo tregohet nga shpeshtësia e takimeve tona, pavarësish faktit që disa nuk janë ende zyrtarisht e Ballkanit të Hapur, dhe disa të tjerë nuk do të jenë, ne mund të zhvillojmë bashkëpunime të suksesshme. Marrëdhëniet mes tri vendeve të Ballkanit Perëndimor janë në maksimumin e tyre historik”, ka shtuar ai.

Këto komente Vuçiq i ka bërë në fjalimin e tij të mbajtur në kuadër të nismës Open Ballkan. Takimi i radhes i Open Ballkani po mbahet në Beograd, aty është pjesëmarrës kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama si dhe kryeministri në detyrë i Mali të Zi, Dritan Abazoviq.

Kujtojmë se Kosova nuk është pjesë e Open Ballkan. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.