Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vuçiq për patrullimin në Ujman: Do të shohim sa do të qëndrojnë

Gazeta10
09 September 2022 - 17:43

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka thënë se rendi ndërkombëtar nuk bazohet në ligj, por në dëshirën e dikujt për të sunduar mbi diçka dhe mbi dikë, duke aluduar në deklaratën e Ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, për nisjen e patrullimit të Policisë së Kosovës në Liqenin e Ujmanit”

“Mendova se do të thoshte diçka për të drejtën ndërkombëtare, por ai po flet për menaxhimin. Mbi popullin tonë kishte zotër të huaj. Pak prej tyre qëndruan dhe do të duhet të shohim se sa do të qëndrojnë. Ne nuk do të apelojmë për dominim, ata nuk janë disa zotërinj, ne do t’i drejtohemi ligjit ndërkombëtar dhe do të mbrojmë popullin tonë”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Ai tha se Serbia kërkon që të respektohen normat juridike publike të së drejtës ndërkombëtare.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.