
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur krizë më të madhe dhe më të rëndë sesa sot në veri të Kosovës.
Ai ka paralajmëruar se Serbia nuk do të rri duarkryq dhe sot do të mblidhet Këshilli i Sigurisë.
“Sikur me dashje prisnin që njerëzit nga veriu i Kosovës të vinin në Beograd, u sulmuan ndërtesat komunale, dhe përfaqësuesit e QUINT-it heshtën për të gjitha këto, dhe tani po e dënojnë, kur shqiptarët kanë mbaruar punë. Nuk kemi pasur krizë më të madhe dhe më të rëndë. Sapo të përfundojë ky tubim do të kemi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për të biseduar për atë që do të ndodhë në Kosovë dhe kam frikë që do të ndodhin shumë gjëra të këqija sepse e dimë me kë kemi të bëjmë”, ka thënë ai në tubimin e sotëm.