Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vuçiq po shkon drejt Rashkës: Cilido qoftë vendimi i popullit tonë, unë do ta pranojë

Gazeta10
28 December 2022 - 20:32

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është rrugës për në Rashkë, ku tha se “cilido qoftë vendimi i popullit serb” për barrikadat, ai do ta pranojë.

Poashtu, ai tha se deri në “çlirimin përfundimtar, nuk do të kënaqen kurrë me asnjë vendim”.

“Përsëri rrugës për në Rashkë, ku do të bisedoj me serbët nga Kosova. Duke ditur se ata, deri në çlirimin përfundimtar, nuk do të kënaqen kurrë me asnjë vendim, me ndërgjegje dhe fytyrë të pastër, shkoj para tyre, i bindur se sot është një ditë e mirë për Serbinë, se kemi ruajtur paqen dhe kemi marrë garanci për sigurinë dhe mbijetesën e serbëve. Cilido qoftë vendimi i popullit tonë, unë do ta pranoj, do të jem me ta dhe do ta ruajmë unitetin serb”, ka shkruar Vuçiq.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.