Gazeta10

Vuçiq: Serbët në Kosovë nuk mendojnë se ajo është e pavarur

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se serbët në Kosovë nuk mendojnë se Kosova është e pavarur, raporton Gazeta10.

Vuçiq në një intervistë të dhënë për televizionin publik serb RTS ka thënë se në zhvillimet e fundit në Kosovë ka qenë e përfshirë agjensia speciale e inteligjencës së Kosovës.

“Nuk kanë qenë njësitet e ROSU që e kanë bërë atë, por të ashtuquajturat agjenci speciale e inteligjencës. Task Forca, e cila drejtohet drejtpërdrejt nga Albin Kurti dhe Qeveria e Prishtinës dhe aksioni u drejtua nga Xhavit Tahiri”.

Vuçiq ka thënë se Kurti po i thotë Quintit se po luftojnë në veri kundër mafias dhe krimit por ata po i etiketojnë kështu vetëm ata që mendojnë se Kosova nuk është e pavarur.

“Kanë kapur një serb që nuk ishte as fajtor, i cili po transportonte ilaçe. Ata do të thonë se ai është fajtor se ka qenë në një demonstratë afër barrikadave. Epo të gjithë serbët janë në barrikada sepse nuk mendojnë se Kosova është shtet i pavarur dhe pastaj Kurti para Quintit thotë se po luftojnë kundër mafies dhe krimit. Dhe ata thonë natyrisht të gjithë serbët janë mafiozë përveç atyre që thonë se Kosova është e pavarur”. / Gazeta10

NË FOKUS

Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
Shala- Kerstiqi
Përplasen Kërstiqi dhe Shala- “Kurrë mos e harro që jam serb e që e pranoj realitetin e Kosovës”
336524107_3440503419558543_7262121772771312521_n
Reagon Halil Kastrati: Djali im është mirë e shëndoshë
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë
335745736_770412834416604_1430752914861605177_n
Dialogu apo Big Brother, qytetarët befasojnë në sondazhin e Emisionit të Mëngjesit (VIDEO)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
336267086_595735819249913_2802709335561007739_n
Emocionuese, shqiptari nga Kosova - pilot i Forcave Ajrore Amerikane (Video)