Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vuçiq sot të takohet me serbët e Kosovës – pritet të deklarohet pas takimeve në Bruksel 

Gazeta10
21 August 2022 - 9:02

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, sot do të takohet me liderët e Listës Serbe, përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të Serbëve nga Kosova. 

Ai në takimin që e caktoi nga Brukseli – ku ishte duke zhvilluar takime me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ftoi edhe kryetarët serbë, kryetarët e rretheve dhe drejtorët e spitaleve. 

Takimi është paralajmëruar të mbahet në orën 11:00, në pallatin Serbia.  

Tema kryesore e këtij takimi janë bisedimet e së enjtes në Bruksel, teksa pas tij pritet t’i drejtohet publikut me një fjalim./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.