Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vuçiq thotë se do të japë dorëheqjen brenda disa javësh

Gazeta10
27 June 2026 - 20:10

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar të shtunën se do të tërhiqet nga posti brenda disa javësh dhe se më pas do të shpallen zgjedhje të parakohshme presidenciale dhe parlamentare.

Deklarata e tij vjen pas rreth një viti e gjysmë protestash kundër korrupsionit, të udhëhequra kryesisht nga studentët, që janë përhapur në të gjithë vendin pas shembjes së një strehe në stacionin hekurudhor në qytetin verior Novi Sad, ku humbën jetën 16 persona.

Ditë më parë, studentët në Novi Sad përkujtuan viktimat e vitit 2024 dhe kërkuan zgjedhje të menjëhershme të përgjithshme, shkruan Reuters,transmeton Klankosova.tv.

“Do të jem president vetëm edhe disa javë, dhe pastaj do të jap dorëheqjen”, tha ai gjatë një tubimi pro-qeveritar në Beograd.

 Mandati i tij i dytë dhe i fundit përfundon në mesin e vitit 2027.

Ai shtoi se do të ndihmojë partinë e tij, Partinë Progresive Serbe, të fitojë zgjedhjet, përfshirë edhe ato të parakohshme parlamentare, të cilat fillimisht ishin planifikuar për vitin 2027.

Megjithatë, ai nuk sqaroi se kur saktësisht do të japë dorëheqjen dhe as kur mund të shpërndajë parlamentin, hap i domosdoshëm për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.