
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se ka pranuar një dokument nga shtetet e QUINT-it, por se nuk mund të japë detaje pasi që kështu janë marrë vesh.
RTS raporton se Vuçiq ka deklaruar se partnerët perëndimorë janë të shqetësuar për mundësinë e tensionimit të situatës.
Presidenti serb është pyetur edhe nga gazetarët rreth përmbajtjes së marrëveshjes, por vetëm bëri të ditur se ka të bëjë me Kosovën dhe bisedimet mes dy vendeve.
“Ka gjëra që mund të bëjmë, ka gjëra për të cilat kemi reaguar ndryshe”, tha Vuçiq.
Vuçiq, raportohet se ka thënë që partnerët perëndimor janë të shqetësuar për mundësinë e tensioneve në terren.
“Unë thashë gjithçka që mund të bëjmë, për të shmangur tensionet, për të de-përshkallëzuar një konflikt të mundshëm, ne do ta bëjmë këtë dhe mund ta bëjmë. Tani, më lejoni të mos hyj në detaje, për çfarë jemi dakord, për çfarë nuk pajtohemi”, tha ai.