
Në emisionin “Politiko”, me gazetarin Kushtrim Sadiku, eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi ka thënë se policia e Kosovës është ngutur në tërheqjen e saj nga Banjska pasi që po bëhet fjalë për një armatim të ri dhe kjo dëshmohet nga data e prodhimit të tyre.
Ai tutje ka thënë se të përfshirë është niveli i lartë politik duke u nisur nga presidenti Vuçiq, ministri i mbrojtjes, ministri i punëve të brendshme, kreu i BIA-s dhe pjesa trajtuese që i ka përgatitur dhe furnizuar ata me armatim.
Ibishi tha po ashtu se Vuçiqi e luan Putinin e vogël në ballkan që sipas tij siç tentoi me ba grushtet në Mal të Zi ka për qëllim krijimin e një Republike Srpska e re.
Sipas tij ata kanë bërë një gabim dhe u demaskuan me vendosjen e kamionetës dhe policia reagoi shpejtë. “Kjo tregon një heroizëm të madh duke arritur që të shpartallojnë grupin terrorist. Ata kanë reaguar në vetëmbrojtje”, tha Ibishi. /Gazeta10/