
Zyrtarja e VV-së në Prizren Dafina Alishani ka treguar në Prime Time, se nënkryetari i kësaj komune nga PDK-ja, Kujtim Gashi në një seancë të Kuvendit Komunal, para të gjithëve tha se po të kishte mundësi do t’i punësonte të gjithë partiakët e tij, shkruan Gazeta10.
“Kryetari duhet të marrë përgjegjësi sepse gjatë gjithë fushatës ka premtuar që do ta politizojë arsimin në Prizren dhe ka premtuar depolitizim të arsimit. Ka përgjegjësi të madhe ndaj qytetarëve dhe votuesve të tij. Nënkryetari i Prizrenit, Kujtim Gashi ka thënë publikisht në Kuvendin Komunal se po të ishte në dorën e tij, do t’i punësonte të gjithë partiakët e tij. E keni videon, ka qenë live. E kemi një mendësi që nuk e ka problem me i thanë këto gjëra”, tha Alishani në Prime Time.
Alishani e VV-së, shtoi se PDK-ja pas një vakumi katër vjeçar, larg pushtetit në Prizren, nuk po ka komuna tjera për të ndikuar në punësime partiake.
“Është një far vakumi katër vjeçar që është bërë për PDK-në që nuk arritën t’i punësojnë militantët. Tash e kanë si me nguti se s’kanë shumë komuna ku t’i punësojnë aktivistat e tyre”, tha ajo. /Gazeta10