Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

VV-ja mburret për Deklaratën e Personave të Zhdukur, PDK-ja me kritika të ashpra, AAK-ja s’ka vërejtje

Gazeta10
03 May 2023 - 19:19

Raporti: Saranda Aliu/Kanal10


Nga partia në pushtet kanë thënë se me deklaratën e miratuar në Bruksel për të zhdukurit me forcë gjatë luftës së fundit në Kosovë, për herë të parë kjo çështje është trajtuar si e rëndësishme dhe me urgjencë. Mirëpo nga PDK-ja kanë thënë se me këtë dokument krimet e Serbisë barazohen me vuajtjet e shqiptarëve të Kosovës. Ndërsa, nga AAK-ja për deklaratën në fjalë thonë se është në rregull. 

Pas 24 vitesh nga përfundimi i luftës në Kosovë, për herë të parë çështja e të pagjeturve do të trajtohet me urgjencë.

Kështu kanë vlerësuar nga partia në pushtet, për deklaratën e miratuar për personat e zhdukur, të martën në Bruksel.

Sipas deputetes së Vetëvendosjes, Arbresha Kryesziu me miratimin e kësaj të fundit së shpejti pritet të zbardhet fati i të zhdukurve.

Por, qëndrime të ndryshme lidhur me këtë çështje kanë shprehur partitë opozitare.

Nga PDK-ja thonë se dokumenti i miratuar nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandar Vuçiq, për personat e zhdukur, më shumë i shkon përshtati Serbisë, sesa Kosovës.

Por, ndryshe nga PDK-ja, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, për të njëjtën nuk ka vërejtje.

Lidhur me deklaratën e miratuar për personat e zhdukur me forcë gjatë luftës së fundit në Kosovë, reagime të shumta ka pasur edhe nga familjarët e personave të zhdukur.

Disa prej tyre e kanë quajtur zhgënjyese, e disa të tjerë thonë se megjithatë presin që sa më shpejtë të zbardhet fati i mbi 1600 personave të zhdukur.

Nga Rubrika
Lajme
23 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.