Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

‘VV-ja, patriote e Aliexpressit’ / Demhasaj kritikon ashpër derisa debaton me Gashin

Gazeta10
10 Shtator 2025 - 21:39

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arton Demhasaj, ka hedhur kritika të ashpra për patriotizëm, siç tha ai, të rrejshëm të LVV-së.

Këto komente Demhasaj i bëri teksa po debatonte me Blerim Gashin rreth rregullores së Kuvendi, e cila thotë se nënkryetari nga komuniteti serb propozohet nga grupi më i madh parlamentar serb.

“Rregullorja e Kuvendit është votu në vitin 2022 kur VV-ja ka pas shumicën parlamentare, pse Vetëvendosja patriotikja e sotme, ajo patriotja e Aliexpressit pse nuk e ka hek këtë nen me thanë që një deputet i komunitetit serb bëhet nënkryetar, por e ka lënë që shumica e deputetëve serbë e propozojnë”, ka thënë Demhasaj në “Politiko” me Kushtrim Sadikun. /Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.