
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një konference për media bëri të ditura komentet e saj të lidhura me vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Nga një pjesë e opinionit publik ato u panë si përsëritje e deklaratave të anëtarëve të VV-së.
Anëtari i kësaj partie, ish-deputeti Enver Dugolli mohoi një gjë të tillë.
“Presidentja nuk e përsëriti asnjë qëndrim të asnjë subjekti politik, në këtë radhë të VV-së për shkak se Presidentja është organ i pavarur. Ajo foli ashtu siç do duhej të fliste një bartës i institucionit shumë të rëndësishëm“, deklaroi ai.