Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Wadephul kërkon zbatimin e “Ohrit”: Esenciale të shmangen konfrontimet si më 2023 e 2024

Gazeta10
18 November 2025 - 17:07

Kryediplomati gjerman, Johann Wadephul, në konferencën për media pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet shpejt dhe në plotni nga Kosova dhe Serbia.

Wadephul njoftoi se do të vizitojë edhe KFOR-in, pasi siç u shpreh ai, është esenciale që gjendja në Kosovë të mbetet e qetë dhe të mos vijë te konfrontimet si në vitet 2023 dhe 2024.

“Sot do t’i vizitoj trupat e KFOR-it. Është esenciale që gjendja të mbetet e qetë dhe të mos vijë te konfrontimet siç ka ndodhur në vitet 2023 dhe 2024. Gjermania ka tre deputetë të Bundestagut gjerman të cilët më shoqërojnë këtu dhe e kanë vazhduar mandatin e KFOR-it këtu në Kosovë, për këtë jam falënderues. Kjo ka qenë një arsye më shumë për të forcuar trupat e KFOR-it, unë e kam cekur këtë edhe gjatë bisedave të mia në Beograd”, tha Wadephul.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.