
Mbrojtësi i krahut të djathtë, Kyle Walker, pritet të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni.
Mediumet angleze kanë raportuar të hënën se drejtuesit e Cityt kanë vendosur ta nxjerrin në shitje Walkerin, pasi anglezi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Pep Guardiola.
Reprezentuesi i Anglisë ka kontratë me Cityn deri në vitin 2024 dhe City është i gatshëm ta lërë të lirë për një ofertë prej 15 milionë eurosh, aq sa e ka edhe vlerën në treg.
32-vjeçari këtë sezon ka regjistruar vetëm 24 paraqitje në të gjitha garat, ku ka bërë vetëm një asistim.
Ai është pjesë e Cityt prej vitit 2017, kur u transferua nga Tottenhami për shumën e 52 milionë eurosh, ndërsa me këtë ekip ka fituar katër tituj kampioni të Anglisë.
Para se t’i bashkohet “Qytetarëve”, Walker karrierë ka bërë në disa klube angleze, ndër më të njohurat janë Tottenhami e Aston Villa.