Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Wilfred Zaha në listën e dëshirave të Chelseat

Gazeta10
28 August 2022 - 17:11

Chelsea janë duke kërkuar që të përforcojnë fazën e sulmit në ditët e fundit të merkatos, raporton Gazeta10.

Futbollisti i fundit që është kandidat për të përforcuar fazën ofanzive të “Bluve të Londrës” është, Wilfred Zaha.

Zaha është ne vitin e fundit të kontratës me skuadrën e Crystal Palace dhe klubi anglez mund ta shesë atë gjatë kësaj vere, përpara se ta humbasë atë me parametra zero në fund të sezonit.

Përkundër interesimit për Zahan, objektivi kryesor I Chelseat për këtë merkato është sulmuesi i Barcelonës, Aubameyang.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.