Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Xani: Haradinaj e quajti Kurtin mashtrues, kjo e largon nga koalicioni AAK-VV

Gazeta10
12 January 2025 - 20:58

Analisti politik, Visar Xani ka komentuar nisjen e fushatës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Xani ka thënë se Haradinaj gjatë nisjes së fushatës përdori një gjuhë të ashpër ndaj kryeministrit Kurti, por që dha edhe shumë mesazhe nacionale.

“Haradinaj e quajti Kurtin mashtrues. Këto mesazhe pas zgjedhjeve mund të kenë efekt për t’u larguar sa më shumë ndaj koalicionit. Ai dha ma shumë edhe mesazhe nacionale, mesazhe më të mëdha siç ishte anëtarësimi në NATO”, ka thënë Xani.

Xani ka thënë se nëse shihen sallat duket se të gjitha partitë politike po i dojnë 500 mijë vota.

“Nga pamja duket një fushatë moderne, një fushatë e angazhuar dhe investuar jashtëzakonisht shumë”, ka thënë Xani.

Për premtimin e Limajt për Aeroportin e Gjakovës, Xani me ironi ka thënë se “s’po e di kur e ka pas hajgare e kur pernime”.

“Z.Limaj përmendi premtimet ekonomike, duke përmendur që ka punuar shumë dhe ka shtruar autostrada dhe se do të ndërtojë Aeroportin e Gjakovës, tash pernime. S’po di kur e ka pas hajgare e kur pernime”, ka thënë ai në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.  /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.