Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Xani i reagon Krakit: Në një qoshe të veriut prapë e ke një zyre që lëshon dokumente

Gazeta10
01 February 2025 - 20:54

Analisti politik, Visar Xani i ka reaguar kandidatit për deputet në Listën e Vetëvendosjes nga partia Guxo, Nezir Krakit, i cili ka thënë se veriu është suksesi më i madh i Qeverisë së Kosovës në krye me Albin Kurtin.

Xani ka thënë se në aspektin politik në veri ende ka shumë probleme të theksuara.

Sipas tij, suksesi në veri mund të ndodhë vetëm me integrimin e serbëve.

“Kjo është treshja e synuar e qeverisë Kurti. Por kjo gjithsesi lë shumë për të dëshiruar. Ka shumë defekte dhe probleme. Në aspektin e kontrabandës ka një kontroll, por në aspektin politik ka problem shumë të mëdha”, ka thënë Xani.

Tutje, Xani ka hedhur dyshime për ekzistimin e zyreve ilegale në veri.

“Në një qoshe të veriut prapë e ke një zyre që lëshon dokumente”, ka thënë ai në “Politiko”. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.