
Komentatori politik, Visar Xani ka komentuar gjuhën e kryeministrit të vendit, Albin Kurtit i cili në një tubim elektoral i tha përkrahësve se “po më thërrisni Albin baba sepse po doni të m’i jepni fëmijët me ua rritë unë”.
Xani ka thënë se një shaka e tillë është pa shije dhe joserioze.
“Batutat e z.Kurtit nuk po dhezin. Duhet të diskutojë alternativa të cilat janë të prekshme dhe reale për qytetarët”, ka thënë Xani.
Sipas Xanit, kryeministri duhet të fukusohet në program dhe jo shaka të tilla.
“Ka shku koha e batutave. Për meme patjetër që shtyhen edhe persona që nuk janë publik”, ka thënë Xani. /Gazeta10/