Trajneri Xavi Hernandez ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me skuadrën e Barcelonës, kanë raportuar të martën mediumet spanjolle.
Bëhet e ditur se marrëveshja mes palëve tashmë është arritur dhe gjithçka do të bëhet zyrtare brenda kësaj jave.
Me rinovimin e kontratës, Xavi do të jetë në krye të Barcelonës deri në verën e vitit 2026. Kontrata aktuale i skadon Xavit vitin e ardhshëm, por te Barcelona janë të kënaqur me punën e tij dhe duan ta mbajnë më gjatë në klub.
Xavi është në krye të Barcelonës prej nëntorit të vitit 2021, ndërsa edicionin e shkuar udhëhoqi ekipin drejt sukseseve, duke e fituar titullin e kampionit në La Liga dhe Superkupën e Spanjës.