Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Xhafer Gashi falënderon qytetarët e Prizrenit për tubimin e LDK-së

Gazeta10
22 December 2025 - 19:31

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Xhafer Gashi, ka falënderuar qytetarët e Prizrenit për pjesëmarrjen masive në tubimin e mbajtur nga kjo parti, duke e cilësuar atë si “madhështor”.

Përmes një postimi publik, Gashi theksoi se energjia, mbështetja dhe besimi i treguar nga qytetarët janë dëshmi e gjallë e frymës rugoviane dhe e përkushtimit për një Kosovë më të drejtë dhe më të zhvilluar. Ai nënvizoi se ky mobilizim qytetar përbën motivim shtesë për angazhim politik dhe për vazhdimin e vizionit të LDK-së.

“Energjia dhe mbështetja juaj janë dëshmi e besimit në vlerat që përfaqësojmë dhe në rrugën që synojmë të ndërtojmë së bashku,” u shpreh Gashi, duke shtuar se respekti dhe mirënjohja ndaj qytetarëve të Prizrenit mbeten të palëkundura.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.