Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Xhafer Gashi pas vërshimeve: I kemi ekipet në terren, po bëjnë identifikimin e dëmeve

Gazeta10
16 Qershor 2023 - 18:10

Në emisionin “Info10”, në Kanal10, kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka folur rreth dëmëve që kanë shkaktuar reshjet e ditëve të fundit në këtë Komunë.

Gashi ka deklaruar se gjendja tani është pak më e mirë në krahasim me ditën e djeshme. Ai tutje ka njoftuar se rrugët janë të kalueshme dhe tani po bëjnë identifikimin e dëmëve në terren, duke përmendur disa fshatra që janë më të prekura si Llazarevë, Bakshi, Babimosti, Mazgit, Millosheva si dhe në qytet të Obiliqit.

Ai tutje tha se mbesin me shpresë që do të kenë mundësi që t’i ndihmojnë të prekurit nga këto vërshime.

Gashi ka deklaruar që mësimi është mbajtur dhe se nuk kanë pasur probleme e mbesin me shpresë që të pushojnë të reshurat.

Ai tutje tha se kanë punuar bukur shumë në parandalimin e vërshimeve duke bërë zgjerimin dhe pastrimin e lumenve dhe po vazhdojnë të punojnë në këtë drejtim. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.